Këshilltari i Konjufcës: Radoiçiq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, ose edhe mund të hyjë po nuk dihet si del pastaj

Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka reaguar pas lirimit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq.

Në një postim në Facebook, Kerçeli ka thënë se Serbia po vazhdon strehimin e terroristëve.

Tutje ai ka shkruar se Radoiçiq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, e siç ka thënë ai “ose edhe mund të hyjë po nuk dihet si del pastaj”.

Postimi:

Serbia si aspirante e BE-së vazhdon traditën e strehimit të terroristëve.

Radojqiq e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë, ose edhe mund të hyjë po nuk dihet si del pastaj.