Mesut Hakki Casin, një këshilltar i presidentit turk, Tayyip Erdogan për çështje të politikës së jashtme, i quan grekët “xhuxha” dhe dhe Greqinë një “vend që vdes nga uria”.
Askush nuk ka para në xhepa. Ne gjetëm gaz. Grekët jo ”, deklaroi ai. Po ashtu ai u shpreh besimplotë se Turqia do të pushtojë edhe hapësirën, pasi dje presidenti Erdogan i kishte dhënë lajmin e mirë se Turqia do të shkojë në hapësirë. Duke folur në terma futbolli, këshilltari i Erdogan deklaroi në mënyrë provokuese se rezultati është 3-0 në favor të Turqisë.
“Ne jemi 3 pikë përpara Greqisë. Franca është gjithashtu e padobishme. Ajo nuk mund të shesë produktet e saj si Izraeli. Greqia do të blejë 18 aeroplanë, por ne do të blejmë 200. Ju duhet të shihni se kush i ka paratë. Greqia është e uritur. Aeroplanët vazhdojnë të ulen dhe të ngrihen. Ka turistë kudo. Askush nuk udhëton në Greqi. Nuk ka turistë.
As turqit nuk shkojnë atje për peshk dhe raki. Greqia po vdes nga uria. Më vjen keq për grekët. Ushtarët grekë në Kastelorizo do të vdesin nga uria nëse furnizimet nuk arrijnë shpejt. Kjo sepse Kastelorizo furnizohet me ushqim nga Turqia. Greqia i di të gjitha këto. Unë shikoj mediat greke që transmetojnë se Turqia po forcon Marinën e saj. Po. Turqia do të ndërtojë një aeroplanmbajtës dhe një helikopter transportues. Në fakt, dje presidenti Erdogan na tha lajmin e mirë se Turqia do të shkojë në hapësirë. Kështu, përveç tokës dhe detit, forcat tona do të pushtojnë edhe Hapësirën.