Këshilltari i Agim Veliut për VV’në: Ne mund të bashkëpunojmë, por jeni trung i PDK’së

Bajram Gecaj, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, ka thënë se LDK’ja nuk pranon të bashkëpunojë politikisht me Vetëvendosjen, pasi që, sipas tij, anëtarë të kësaj partie janë të dalë nga PDK’ja.
Gecaj, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka shpërndarë një fotografi, ku ka rrumbullaksuar personat për të cilët ai thotë se janë “trung i PDK’së”.
“Ne mund të bashkëpunojme, por këta janë një trung!”, ia ka bashkëngjitur këtë mbishkrim Gecaj fotografisë.

E, sa i përket koalicionit me LDK’në, sot është përmendur edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza. Ky i fundit ironizoi me deputetin e VV’së, Liburn Aliu, pasi tha se “PDK e LDK janë bërë bashkë për hesape të tëyre”.
“Kemi pasë koalicion me LDK-në dhe me paritë tjera, tani jemi pak xhelozë se ju e keni pasë koalicionin e fundit me LDK-në, na murtë pak neve por në të ardhmen nuk e dimë se çka sillet”, u shpreh ai.