Këshilli i Sigurisë do të diskutojë për furnizimet strategjike të Ar*matës

Presidenti Stevo Pendarovski për sot në ora 13 ka thirr mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mbledhja do të mbahet në Kabinetin e presidentit të shtetit, ndërsa përveç anëtarëve të Këshillit të sigurisë, të ftuar janë edhe krye-shefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjencisë për kundërzbulim Erolld Musliu dhe drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski.

Pika e vetme e rendit të ditës është informata për furnizimet strategjike në Ar*matë në periudhën e ardhshme, njoftojnë nga Kabineti i presidentit Pendarovski.