Këshilli i Sigurimit – RMV: Janë marrë masat e nevojshme për evakuimin e qytetarëve të Maqedonisë në Ukrainë

Ka përfunduar mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë në Maqedoninë e Veriut ku u diskutua për agresionin rus në Ukrainë. Anëtarët e Këshillit të Sigurisë i kanë dënuar veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës, me të cilat tashmë ka humbje jete dhe dëme materiale.

“Gjendja e sigurisë në vend është stabile. Vendi ka rezerva të mjaftueshme të mallrave dhe energjisë, Institucionet kompetente do të monitorojnë situatën në baza ditore, për të ndërhyrë nëse është e nevojshme. Shteti ka marrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të qytetarëve të Maqedonisë që ndodhen në Ukrainë. Jemi në koordinim të rregullt me ​​aleatët e NATO-s lidhur me aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren”, thuhet në njoftimin e Presidencën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.