Këshilli i Prokurorëve pas një mbledhje maratonike nuk ka marrë vendimin për shkarkimin ose jo nga detyra të kryeprokurores speciale, Katica Janeva, e cila gjendet në para*burgim 30 ditor në Shutkë.
Kreu i Këshillit të prokurorëve, Kole Shterjev tha se për shkak të materialit voluminoz që duhej shqyrtuar, vendimi do të merret ditën e enjte.
Para Këshillit të Prokurorëve dje për më shumë se tre orë ka dëshmuar prokurorja e lëndës “Reketi”, Vilma Ruskoska, por edhe ajo nuk dha shumë detaje para mediave se çfarë u ka thënë anëtarëve të Këshillit.