Këshilli i Evropës heq flamurin rus, Bildt: “Një epokë shprese mori fund edhe zyrtarisht”


Federata Ruse sot është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, sipas një procedure që nisi me 25 shkurt, vetëm një ditë pasi filloi pushtimi i Ukrainës me ndërhyrje ushtarake. Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, në hapësirën e tij virtuale në Twitter, ka publikuar fotografinë nga momentet kur është hequr flamuri rus nga mesi i flamujve të shteteve anëtare të KE-së.

“Flamuri rus u hoq në Strasburg. Një epokë shprese në Evropë mori fund edhe zyrtarisht”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

https://twitter.com/carlbildt/status/1504166764199952397?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1504166764199952397%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falsat.mk%2Fkeshilli-i-evropes-heq-flamurin-rus-bildt-nje-epoke-shprese-mori-fund-edhe-zyrtarisht%2F