Këshilli Gjyqësor për rastin e Mijallkovit: “Pushteti gjyqësor nuk vepron me ndikime politike”

Këshilli Gjyqësor thekson se pushteti gjyqësor është i pavarur dhe nuk vepron me ndikime politike.
“Duke marrë parasysh interesin publik për vendimin e Këshillit Penal në Gjykatën e Apelit në Shkupi në lidhje me ankesën e të pandehurit S.M, Këshilli Gjyqësor njofton se sipas nenit 2 të Ligjit për Këshill Gjyqësor, këshilli i siguron dhe garanton pavarësinë e pushtetit gjyqësor, ndërsa sipas nenit 11 të Ligjit për gjykata, gjyqtari vendos në bazë të dëshmive dhe në mënyrë të lirë dhe të pavarur”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.

Ata theksojnë se pushteti gjyqësor është i pavarur, ndërsa këshilli është organ që vepron sipas ligjit dhe nuk vepron me ndikime politike.
Kujtojmë se dje Sasho Mijallkovit iu pranua ankesa që të del nga paraburgimi, ndërsa disa orë më vonë ai sërish mori 30 ditë paraburgim për lëndën gjyqësore “Parcelat në Vodno”