Këshilli Gjyqësor nesër do të zgjedhë kryetarin

Këshilli Gjyqësor nesër do të zgjedhë kryetarin e ri, pasi ish-kryetarja, Vesna Dameva, dha dorëheqjen e pakthyeshme një muaj më parë, dhe zgjedhja u shty deri në përfundimin e plotësimit të përbërjes me zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj nga gjyqtarët.

Kreu i Këshillit Gjyqësor dhe zv/kreu zgjidhen nga anëtarët me të drejtë vote, pasi Gjykata Kushtetuese në mars të vitit 2023 e hoqi kufizimin që ata të zgjidhen vetëm nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi.

krywtari i Këshillit do të zgjidhet me të paktën tetë vota nga anëtarët e Këshillit me të drejtë vote. Këshilli është i përbërë nga 15 anëtarë, nga të cilët tetë anëtarë zgjidhen nga gjyqtarët nga radhët e tyre, pesë anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, prej të cilëve dy janë propozim nga Presidenti i shtetit. Si funksionalë, anëtarë të Këshillit janë presidenti i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë, të cilët marrin pjesë në punën e Këshillit pa të drejtë vote.

Pesë anëtarë nga radhët e gjyqtarëve u zgjodhën vitin e kaluar. Në dhjetor, gjyqtari Ariton Ala nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe Dança Ristova nga Gjykata e Apelit në Shtip u zgjodhën, ndërsa në shtator u zgjodh gjyqtarja Xheneta Bektoviq nga Gjykata Penale në Shkup si anëtare e Këshillit nga radhët e gjyqtarëve të grupeve më pak se 20% të popullsisë në shtet. Ndërsa në qershor, anëtarë të rinj u bënë gjyqtarët Isamedin Limani nga Gjykata e Lartë dhe Aleksandër Kambovski, nga Apeli i Manastirit.

Tre anëtarët e tjerë të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve janë gjyqtarja Antoneta Dimovska e zgjedhur në korrik 2023, gjyqtari Ivica Nikollovski i zgjedhur në shtator 2022 dhe Hanif Zendeli i zgjedhur në janar 2020.

Në propozim të Presidentit, anëtarë të Këshillit janë Vesna Dameva, e zgjedhur në dhjetor 2019 dhe Miljazim Mustafa, i zgjedhur në korrik 2019.

Anëtarët e Këshillit, të cilët zgjidhen nga Kuvendi, janë Tanja Çaçarova-Ilievska e zgjedhur në dhjetor 2021, Pavlina Crvenkovska e zgjedhur në dhjetor 2020 dhe Selim Ademi i zgjedhur në dhjetor 2019.