Këngëtari i njohur është pyetur për çelësin e jetëgjatësisë dhe thotë se jeta e shëndetshme dhe kujdesi në ushqim e bëjnë që të ruajnë freskinë edhe në pleqëri. Në një intervistë të fundit për një emision televiziv, Sabriu tha se sekreti qëndron në të konsumuarit sa më pak ushqim.
“Çelësi i vitalitetit është të mos hash atë që ke qejf dhe mundësisht sa më pak të hash në jetë është aq më mirë”, theksoi ai. Ndërkohë, i pyetur nëse ka ndonjë kategori të ushqimit që nuk e konsumon fare, ai tha se është mishi i kuq përbërësi që ka eliminuar përfundimisht nga tavolina e tij e të ngrënit. “Ka ushqime që nuk i konsumoj, që 12-13 vite mish të kuq fare nuk ha”, deklaroi këngëtari i hiteve të shumta.
Në po të njëjtën intervistë, ai i kërko falje publike bashkëshortes së tij, Nera, për faktin që ia ndërpreu dëshirën për t’u marrë me muzikë në rininë e saj. Sabriu tha se në atë kohë e kishte bërë nga xhelozia, gjë për të cilën është penduar shumë.