Këshilla e Haxhi Shalës për gratë: Mos e kqyrni për gjithçka burrin, lene kapak të lirë

Kandidati për deputet i AAK-së, Haxhi Shala, ka dhënë një këshillë për çiftet e reja, në veçanti për gratë.
Ai në një intervistë televizive, ka kërkuar nga gratë që ta lënë burrin të lirë dhe ndonjëherë të bëhen se kinse nuk po shohin gjërat.

“Mos e kqyrni për gjithçka burrin, lene kapak të lirë, kishe s’po e shoh, a pash s’pashë, vet është bërë shoqëria kogja e vështirë.Ajo ose ai që do me pas jetë të qetë s’bon me kqyr fort por me la me kqyr me ec me karakterin e vet”, ka thënë Shala në një intervistë televizive.