Menaxhmenti i një spitali në Spanjë ka reaguar për “gabimin”, pasi u zbulua se dy vajza ishin ndërruar pas lindjes.
Për këtë gabim mësuan pasi që njëra prej vajzave që tani i ka 19 vjet, bëri testin e ADN-së që tregoi se prindërit që e kishin rritur nuk janë prindërit e saj biologjik.
Ajo paditi mjekët dhe po kërkon dëmshpërblim prej 3 milionë eurove, shkruajnë mediat spanjolle.
Autoritetet në La Rioja, pretendojnë se në spitalin e tyre nuk ka kor*rupsion, dhe se për këtë rast shkaktar i gabimit është faktori njeri.
“Ka qenë një gabim nga faktori njeri dhe nuk kemi arritur ta mësojmë konkretisht kush e kishte shkaktuar këtë gabim”, ka thënë shefja për shëndetësi Sara Alba gjatë një konference për media.
Vajza që fsheh identitetin nga gazetarët, ka lindur në vitin 2002 në spitalin San Milan de Logrono në rajonin verior La Rioja të Spanjës.