Kërkojnë marrëveshje kolektive dhe rritje pagash – Sindikata e librave amë vazhdon grevën (VIDEO)

Sot për të dytën ditë me radhë punjonjësit e Drejtorisë së Librave Amë janë në grevë. Nënkryetari i Sindikatës së Pavarur të kësaj drejtorie, Igor Jovanovski tha se sindikata gjatë dy viteve të fundit është përpjekur të nënshkruaj një Marrëveshje kolektive, por kjo nuk ka ndodhur përshkak të ndryshimit të ministrit apo drejtorit.

Igor Jovanovski, nënkryetar i Sindikatës së Pavarur
“Për ne nuk ishte e pranueshme rritje linerae të pagave prej 15 për qind, sepse kemi kolegë që marrin pagë nën pagën minimale. Tek ne ende nuk është rritur paga minimale”. Ai më tej sqaron se nga Ministria e Fincave u ka thënë se nuk kanë para për rritjen e pagave në këtë sektor. Ndërsa shtoi se punojnë me libra shumë të vjetruara.

Igor Jovanovski, nënkryetar i Sindikatës së Pavarur
“Ka reagime për gabime në dokumentet që nxjerrim, por kush punon dhe gabon. Puna jonë nuk është e thjeshtë. Punojmë me libra në të cilët është zbehur edhe boja. Kemi problem edhe me faktin se ndryshimet e mbiemrave nuk janë regjistruar për një kohë të gjatë në libra, por po mundohemi t’i korrigjojmë këto gabime”.

Nga kjo sidikatë gjithashtu thonë se greva e Drejtorisë së Librave Amë do të vazhdojë derisa të kenë paga më të larta dhe të nënshkruajnë Marrëveshje Kolektive.