Kërkoi dëmshpërblim nga Boki-13 dhe Katica Janeva, refuzohet kërkesa e Kamçevit

Gjykata Themelore Shkup 2 e hodhi poshtë padinë e Orce Kamçevit për dëmshpërblim nga Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe Katica Janeva për lëndën “Reket”. Siç qëndron në kumtesën e Gjykatës Themelore Civile, padia është refuzuar si e pabazuar. Gjatë njoftimit, gjyqtari-kryetar i këshillit në shpjegimin e këtij vendimi theksoi se “Pala që ka vepruar nga pakujdesia nuk mund të kërkojë mbrapsht atë që i ka dhënë palës që gjithashtu ka vepruar nga pakujdesia”.

“Pala që ka vepruar nga pakujdesia, gjegjësisht ka ditur se është duke bërë diçka që është e papranueshme, nuk mund ta kthejë atë që ka marrë nga pala që ka vepruar gjithashtu nga pakujdesia”, qëndron në kumtesën e gjykatës. Kamçev ka kërkuar nga Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski që t’i paguajnë 1.5 milionë euro, të cilat ai gjoja ia ka dhënë si raketë, pasi më herët në njërën nga seancat e kishte tërhequr padinë kundër Zoran Mileski-Kiçeec.

Në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski u dënua me nëntë vjet burg për marrjen e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm dhe pastrim parash, ndërsa Janeva u dënua me shtatë vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Sipas aktakuzës, Bojan Jovanovski ka ndikuar në Katica Janevën, që ajo të kërkojë masa më të buta ndaj Jordan Kamçevit, i akuzuar në rastin “Imperia”, rast i iniciuar nga ish- Prokuroria Speciale Publike.