Personazhet e emisionit “Për’puthen” janë personat më të sulmuar e më të ndjekur njëkohsisht, për të cilët publiku ka kuriozitet të madh.
Cdo lëvizje e tyre si brena, ashtu edhe jashtë emisionit, vëzhgohet me detaje dhe ky është “çmimi” që të gjithë konkurrentët po paguajnë për famën e tyre.
Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që konkurrentët ose ish-konkurrentët kapen mat me njëri-tjetrin, pa iu përmbajtur rregullave të emisionit.
Megjithatë, ndjekësit janë habitur kur kanë parë së fundmi një video që po qarkullon në rrjet, ku Antonela Berisha filmohet duke hipur në makinën e ish-konkurrentit, Fation Kuqari.
Ai e pret Antonelën derisa ajo futet në makinë dhe më pas largohen së bashku.