Kërkohet zgjidhje për financimin e mediave nga shteti

Problemet financiare të mediave shpiejnë deri tek nevoja e subvencioneve nga shteti në mënyrë që të rritet cilësia dhe shumëllojshmëria programeve. Kjo është veçanërisht karakteristikë e mediave lokale dhe rajonale. Por ndihmat e tilla nga shteti shumica e mediave kombëtare i shohin si krijuese të problemeve.

Ajo që është problem i përbashkët në gjendjen e mediave është në aspektin e finansimit që pastaj reflekton në të gjitha aspektet e funksionimit të mediave, veçanërisht tek mediat televizive ku gjenjda është jashtëzakonisht e keqe. Pjesë e përfaqësuesve të mediave lokale dhe rajonale e shohin të nevojshme këtë llojë të ndihmës siç janë subvencionet ndërsa media kombëtare thonë se këto ndihma krijojnë më shumë probleme se sa i zgjidhin të njejtat – deklaroi Biljana Petkovska, drejtore e Institutit i Maqedonisë për Media.

Sipas statistikave në nivel global të Infograf” pas disa viteve nuk do të kemi më media të tjera përveç televizonit dhe shërbimeve në internet. Sanja Fërkoviq thotë se sfidat në sektorin e mediave nuk vijnë vetëm nga ndryshimet e shpejta teknologjike por edhe nga pjekuria demokratike e cila ndikon në zhvillimin e mediave dhe në lirinë e shprehjes.

Rritja e vetme e shikueshmërisë që vërehet janë videot online, reklamimi online dhe videolojrat. Ndërsa rënie vërehet në sektoret serioze si reklamimi në billborde, reklamat televizive, radiot, librat dhe gazetat. 2.25Statistikat gjithashtu tregojnë se përkundër rritjes së përdorimit të videove digjitale nuk do ta marrin vendin e shikueshmërisë së televizoneve, të paktën edhe për një kohë të gjatë. Mund të shihet se minutat që shikuesit i harxhojnë para tv ekraneve janë drastike më të gjata se ato në video digjitale – pohoi Sanja Frkoviq Galevska, delagacion I BE-së. 

Si zgjidhje të mundshme të problemit me financat gazetari Mirçe Jovanovski dhe Instituti i Maqedonisë për Media sheh formimin një fondi” të posaçëm me mjetet të buxhetit me të cilën do të finansoheshin mediat. Ata kanë punuar një version- dokument me zgjidhje të mundshme të këtij problemi dhe presin që të intetesuarit të kyqen në diskutim për zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Valkmira Zendeli