Kërkohet shkarkimi i Pacollit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adem Mikullovci ka kërkuar nga kryeministri Ramush Haradinaj që ta shkarkojë ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin.

“Neve na dihen dy ditë që t’i numërojmë të metat, gabime dhe gafat që na i ka sjellë politika e jashtme e Kosovës. Unë do t’i drejtohem kryeministrit Ramush Haradinaj, edhe pse nuk është këtu. I them zotëri kryeministër, taksa ndaj Serbisë ishte potez që e kam pritur për 20 vite. Ke rastin ta bësh edhe një potez tjetër po aq të duhur: Ta shkarkosh ministrin e Punëve të Jashtme”, u shpreh Mikullovci.

Sipas deputetit Mikullovci, ministri Pacolli po e dëmton shtetin e Kosovës dhe “na bëri gazin e botës”.

Pas deklarimit të deputetit të LVV-së, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

Kuvendi sot po mban seancë të jashtëzakonshme për dështimet e politikës së Jashtme të Kosovës.