Kërkohet paraburgim për tre nga pesë personat që ishin arrestuar në lidhje me zhdukjen e Vanjës

Paraburgim prej 48 orësh kërkohet për tre nga pesë personat e arrestuar lidhur me hetimin për zhdukjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, njoftoi Prokuroria Publike e Shkupit.

Propozimi është dorëzuar në Gjykatën Themelore Penale Shkup për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të incidentit.

“Të gjitha spekulimet që synojnë komprometimin e hetimeve në këtë moment do të sanksionohen ashpër”, tha Prokuroria.

MPB-ja thotë për se po punohet intensivisht për zbardhjen e rastit.Prokuroria Publike dhe

Ministria e Brendshme do të informojë publikun sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën.