Kërkohet parab*urgim për një person nga Gostivari, dyshohet për vra*sje

Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 55-vjeçare nga fshati Zdunjë, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër pe*nale – vra*sje nga neni 123 paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Prokurori kërkon prej gjykatës që të shqiptojë para*bur*gim ndaj 55-vjeçarit pasi sipas Prokurorisë ekziston rreziku që ai të arratiset, të ndikoj te dëshmitarët ose të përsëris veprën.

“Më 30 korrik, pas një debati verbal mes dy familjeve në tarracën e një furre buke në Gostivar, ka ndodhur një konfrontim fizik, në të cilin i dyshuari ka nxjerrë një th*ikë dhe ka privuar nga jeta një person, duke e goditur me thi*kë në kofshën e majtë. Pl*aga me thi*kë ka rezultuar me gja*kd*erdhje të madhe te vik*tima, i cili më pas ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.