Kërkohet parabu*rgim për banoren e “It’s my home”, dyshohet për vepra penale

Banorja e “It’s my home”, Teuta Llumnica, është arrestuar dje nën dyshimet për sulm ndaj pjesëmmarësve të tjerë të kësaj shtëpie. Por, gjatë transportit e njëjta ka sulmuar edhe një zyrtar policor, njofton policia në raportin e saj 24-orësh.

Lidhur me këtë, tashmë Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së parabu*rgimin ndaj të dyshuarës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj. Ajo tha se Llumnica dyshohet për veprat penale “Sulm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”. Për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/Prishtinë 17.09.2022 – 00:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një emision televizivë ka sulmuar pjesëmarrësit tjerë të emisionit. E dyshuara gjatë transportit ka sulmuar edhe një zyrtar policor, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.