Kërkohet drejtësi evropiane, jo politike

Për dallim nga pro*testa e fundit ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe kishte forca të shumta policore, në pro*testën e ditës së djeshme nuk kishte numër të madh të pro*testuesve dhe u vërejtën forca të pakta policore për ti siguruar rrugët e Shkupit. Pro*testuesit brohorisnin me fjalët “duam drejtësi”, “liri vëllezërve tanë”, “jemi autokton”… Bedri Ajdari, organizator i pro*testës dhe familjar i të bu*rgosurve në rastin “Monstra”, tha se kërkojnë drejtësi evropiane dhe jo drejtësi që caktohet nga politika.

Xhenur ISENI
Shkup, 2 prill – Sot në Shkup u pro*testua sërish kundër ak*tgjykimit të rastit “Monstra” dhe rasteve tjera të mo*ntuara politike. Por për dallim nga pro*testa e fundit, ku morën pjesë mijëra qytetarë dhe kishte forca të shumta policore, në pro*testën e ditës së premte nuk kishte numër të madh të pro*testuesve dhe u vërejtën forca të pakta policore për ti siguruar rrugët e Shkupit. Pro*testuesit brohorisnin me fjalët “duam drejtësi”, “liri vëllezërve tanë”, “jemi autokton”, “UÇK”…, ndërsa marshonin nën flamurin kombëtar. Bedri Ajdari, organizator i pro*testës dhe familjar i të bu*rgosurve në rastin “Monstra”, tha se kërkojnë drejtësi evropiane dhe jo drejtësi që caktohet nga politika.

“Për veprat e bëra në këtë shtet kërkohen të dë*nohen shqiptarët pa faj. Kërkojmë nga Qeveria të lirohen të lirohen të arr*estuarit nga pro*testa e kaluar. Të merren masa ndaj policëve që pro*vokuan ndaj pro*testuesit. Të krijohet komision i pavarur në Qeveri të shqyrtohen rastet e mo*ntuara politike. Kërkojmë nga ndërkombëtarët të bëjnë pr*esion për ta arritur këtë.” tha Ajdari. Ai madje kërkoi që menjëherë të lirohen nga bu*rgi, pro*testuesit që u dë*nuan nga gjykatat e Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa Gafur Adili, nga Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Lirit e Njeriut, para pro*testuesve tha se shqiptarët janë të nëpërkëmbur edhe pse janë mbi 40% e popullsisë në Maqedoninë e Veriut. “Ne po pro*testojmë, jo për të dë*mtuar popullin maqedonas, por për barazi. Ne do të pro*testojmë gjithmonë sepse shihet se afro tre dekada në demokraci, ne as kushtetutën e vitit 1974 ende nuk e kemi. Është gabim i madh te partitë tona shqiptare, që lejojnë neve në preambulë të na llogarisin popull 20%. Ne nuk jemi 20% por jemi 40% e më tepër. Ne nuk jemi pakicë”, tha Adili. Fjalim para pro*testuesve mbajti edhe kryetari i shoqatës së ish të bu*rgosurve politik, Shpëtim Pollozhani. Ai tha se gjykatat e RMV janë institucione që konsiderohen një ndër çështjet më delikate të vendit në çdo raport ndërkombëtar.

“Çdo juristë në botë, çdo avokat, çdo gjykatës e dinë se në rastin e një ak*uze, nëse nuk zbulohet motivi për kryerjen e veprës, në rast se nuk zbulohet ar*ma me të cilën është kryer vepra dhe në rast se nuk zbulohet përfitimi nga vepra e kryer, atëherë nuk ka vepër edhe në rast se i ak*uzuari e pranon veprën. Prokurori duhet ti vërtetojë këto tre faktorë. Këto tre faktorë nuk janë vërtetuar jo vetëm në rastin Monstra, por as në rastin e Kumanovës, Alfa, Porojit. Gjeneratorë i kr*izës është kushtetuta e RMV. Kjo shpreh pabarazi dhe diskr*iminim për shqiptarët në shumë segmente”, tha mes tjerash Pollozhani.

Kujtojmë që pro*testa për padrejtësitë në rastin “Monstra” u mbajtën edhe në muajin shkurt, por policia pe*ngoi pro*testuesit të vendosen para objektit të qeverisë, me çka pati edhe përp*lasje fizike në mes pro*testuesve dhe forcave speciale të Maqedonisë.