Kërkesa e kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi për zëvendëskryeministrin Bujar Osmani nuk është kërcënim, por shprehje e nevojës për mbulim të rrogave minimale të imamëve.
“Kam biseduar me Reisin dhe në asnjë moment nuk është kërcënuar, por vetëm ka shprehur nevojën për mbulimin e rrogave minimale edhe për imamët në situatë kur xhamitë janë të mbyllura ashtu si që mbulohen rrogat minimale për të punësuarit tjerë që janë të detyruar të mbyllin bizneset e tyre”, tha Osmani për TV 21.
Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar menjëherë nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.
“Sa është idiot Sulejman Rexhepi, aq është edhe ky zëvendëskryeministër, Bujar Osmani. Për BFI-në dhe BDI-në para dhe mbi të gjitha është janë paratë dhe asgjë tjetër, dhe më pak kujdesi për qytetarët. Ikni…”, tha Zekiri.
Përndryshe, Rexhepi ka kërkuar hise nga ndihmat që vinë në vend për koronavirusin, në të kundërtën do t’i rikthejë xhumatë në xhami.