Nderimi i figurës së veprimtarit Adem Demaçi me një minutë heshtje në Këshillin (Asamblenë) komunal të Kërçovës ka bërë që seancën ta braktisin këshilltarët komunal maqedonas.
Kryetari i Këshillit të komunës së Kërçovës, Dr. Aqif Mehdiu në fillim të mbledhjes së 11-të i ftoi këshilltarët që me një minutë heshtje të nderojnë figurën e madhe kombëtare Adem Demaqi, por në shenjë pakënaqësie me këtë nderim, këshilltarët e bllokut politik maqedonas e braktisën mbledhjen.
Ky veprim është vlerësuar si tejet skandaloz pasi që figura e Adem Demaçit njihet edhe për tolerancë dhe pajtim mes kombeve në Ballkan.
Megjithatë mbledhja ka vijuar, ku këshilltarët kanë sjellë vendime të rëndësishme që janë prioritet i komunës së Kërçovës, siç është programi për mbështetjen financiare për zhvillim rural në vitin 2018.
Këshilltarët i dhanë dritë jeshile edhe pëlqimit për investime në projektet infrastrukturore, “Rikonstruimi i rrugës në Jagoll dhe në aksin rrugor Greshnicë-Baçisht.
Në këtë mbledhje u mbështetën edhe planet për mirëmbajtjen e infrastrukturës dhe higjienës në kompleksin e kalasë së qytetit, programi vjetor për vendosjen e paisjeve urbane, vendimi për ndryshim dhe plotësim të planit për mjete në buxhetin e komunës, raporti kuartal për ekzekutimin e buxhetit të Komunës për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, si dhe raporti për punën e NP Komunalec për periudhën 6 mujore të vitit 2018. Në fund këshilltarët votuan edhe ndërhyrjet në planet detaje urbanistike të fshatrave Cërvicë dhe Strellcë si dhe fillimin e procedurës për ndryshime në projektin për lagjen Qarshia e vjetër të Kërçovës.
<iframe width=”320″ height=”180″ src=”https://www.youtube.com/embed/S8Iau8hddK0″ frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>