Kërçovë, Këshilli komunal miratoi buxhetin e vitit 2021

Në këshillin e Komunës së Kërçovës sot me shumicë votash u miratua propozim buxheti i komunës për vitin 2021. Krahasuar me vitin e kaluar Komuna e Kërçovës këtë vit ka buxhet me të lartë prej 2.5 milion eurove. Buxheti i vitit 2021 për këtë Komunë është 15 milion e 600 mijë euro.

“Ku rreth 7 milion euro janë paraparë për shkollat dhe çerdhen e qytetit dhe 6 milion euro buxhet buxheti themelorë, ku nga 6 milion euro buxhet themelorë, 51% janë paraparë për investime kapitale, kryesisht mbi 3 milion euro”, tha Fatmir Dehari në mbledhjen e këshillit të Komunës.

Prioritet këtë vit me këtë buxhet komuna ka : Ndërtimin e morgut tek varrezat ortodokse, Ndërtimin e objektit të shkollës fillore “Sande Shterjoski”, ndërtimin e shkollës fillore “ Millto Gurra me vlerë 250 mijë euro, ndërtimin e dy rrugëve të qytetit të Kërçovës, ndërtimi i stacionarit për qentë endacak, rikonstruimi i qendrës së qytetit etj.

Gjithashtu me shumicë votash në këtë mbledhje u miratua edhe plani vjetor financiar për vitin 2021 për shkollat e Komunës së Kërçovës./TV21