Kërçovë: Arrestohen dy persona


Më 01.09.2022, në ora 19:50 në Kërçovë, zyrtarët policorë të Policisë së Kërçovës kanë privuar nga liria personin me iniciale N.I.(23) nga fshati Sërbjani i Kërçovës dhe A.L.(24) nga Strumica. Gjatë kontrollit të një shtëpie në Kërçovë, në shfrytëzim të përkohshëm të A.L., të kryer me urdhër të gjykatës dhe në prani të avokatit, zyrtarët policorë kanë takuar personin me iniciale N.I. te i cili gjetën dhe i morën kokainë. Nga A.L. janë konfiskuar një peshore dixhitale dhe sende të tjera cilat kanë të bëjnë me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.