Kërçovari Dr. Rezeart Dalipi merr titullin subspecialist në traumatologji

Mjeku nga Kërçova, i cili pesë vitet e fundit ka punuar në Qendrën Universitare në Klinikën e Ortopedisë në Shkup, është specialist i ortopedisë.

Dr Rrezearti së fundmi ka përfunduar provimin subspecialist për traumatologji dhe i është dhënë titulli subspecialist në traumatologji! Ekspertiza e tij vjen si triumf i një pune të palodhur me të cilën ai ka marrë edhe diplomën master në shëndet dhe aktivitet fizik në Universitetin e Romës Foro Italico!

Dr Rrezearti gjithashtu ka pasur trajnime në qendrën universitare të spitalit të Hamburgut për implantimin e protezave modulare te pacientët me sëmundje osikulare dhe tumore te eshtrave te kokerdhokut dhe te gjurit! Ai është anëtar i ekipit që kryen transplante kockash te pacientët që kanë tumore malinje ose sëmundje të tjera të sistemit osteomuskular.

Dr. Rezeart Dalipi gjithashtu ka marrë dhe vazhdon merr pjesë në një sërë seminaresh dhe konferencash në vendin tonë, rajon dhe në mbarë botën! Përveç kësaj, punon edhe si asistent mjekësor sportiv në Universitetin Nënë Tereza! Përskaj angazhimeve të shumta profesionale, Rezeart Dalipi momentalisht është duke i vijuar edhe studimet e doktoraturës.