Kërçovari Dr Gazmend Elezi i pari mjek shqiptar që operoj venat me metodën endovaskulare me radiofrekuencë (FOTO)

Dr. Gazmend Elezi nga Kërçova ka njoftuar se dje ka realizuar me sukses në spitalin “Shtatori”-Shkup për herë të parë një procedurë endovaskulare për zgjidhjen e venave varikoze të ekstremiteteve te poshtme me ndihmën e ablacionit radiofrekuent si një trajtim joinvaziv dhe modern ne trajtimin e variçeve (venave te zgjeruara) njofton Pa Censurë.

Procedurë joinvazive qe zëvendëson procedurën operative klasike me striping te veneve te zgjeruara.

Ablacioni me radiofrekuencë është një procedurë që emiton temperaturë termike përmes një sonde në venat sipërfaqësore të dëmtuara të ekstremitetet te poshtme, e cila çon në fibrozë, obliterim , mbylljen e tyre dhe duke i përjashton atë nga sistemi venoz.Kjo situate kontribon kështu në parandalimin e komplikimeve të mundshme të cilat mund të ndodhin si pasojë e venave zgjeruara duke dhene komplikacione nga me te ndrysmet si tromboflebitin, tromboza e venave të thella, ulçera venoze ose ndonjë ne stade te avancuara edhe tromboemboli mushkerore qe mund te jene fatale per pacientin.

Kjo procedurë ka disa avantaze në krahasim me procedurën tjeter operative klasike :
-Eshte procedurë jo invazive dhe pa dhimbje,
– bëhet me anestezi lokale
– procedura qe zgjat 20 minuta
– pa komplikime (hematoma dhe dhimbje postoperative)
– pacientët lejohen të shkojnë në shtëpi pas disa orësh pas operacionit, ne ndryshe nga metodat e tjera ku pacienti duhet të qëndrojnë ne spital për 7 ditë.

– Pacientët mund të kthehen në jetën shoqërore pas 2 deri në 3 ditë .
Faleminderim i madhe dhe kënaqësi ishte edukator zyrtare i Medotronic dr. Nikolla Bakraçeski së bashku me dr. Marija Zimbova dhe anëtarë të tjerë të ekipit.
Doktor Elezi gjithashtu ka shprehur falemnderim të madhe për kolegët e repartit të rentgenit ku pa to nuk do te ishte e mundur te realizohet kjo procedur dr. Abdrea Nançeva dhe dr. Filip Risteski.
Falenderim i veçantë edhe per drejtorin Prof. dr. Kostov për mbështetjen morale dhe financiare për kryerjen e kësaj procedure në trajtimin e RFAV.