Kërçova është një nga qytetet me ajrin më të ndotur në javët e fundit. Këtë e tregojnë statistikat matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor.
Gjatë ditëve të kaluara grimcat PM10 në ajër kanë arritur deri në 300 ng/m3, që janë shumë herë më të larta se e lejuara 50ng/m3.
Grimcat PM10 dhe grimcat PM 2.5 cilësohen shumë të dëmshme për organizimin e njeriut. Këto grimca atakojnë rrugët e frymëmarrjes thotë mjeku Genc Selmani.
“Grimcat PM10 dhe grimcat PM2.5 janë një ndër shakatarët më të mëdhenjtë të shëndetit tonë, kryesisht atakojnë të gjitha rrugët e frymarrjes dhe grup pacientët më të su*lmuar janë fëmijët, të sëmurët kronik, sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, me sëmundje respiratorë, si dhe gratë shtatzëna. Për fat të keq të studimet e fundit flasin se këto grimca janë të dëmshme edhe për festuesin që është në zhvillim e sipër”, tha Genc Selmani, mjek.
Gjatë javës kur Kërçovën e kaploi edhe bora, disa qytetarë kanë dërguar video në media ku shihej që bora e bardhë është mbuluar me pluhur hiri, që sipas banorëve vjen nga Termocentrali i Osllomesë.
Termocentralin e Osllmesë si ndotës më të madh të ajrit në Kërçovë e cilëson edhe mjeku Selmani.
“Është sekret publik që e dimë të gjithë që Termocentrali Osllomesë, ka ditë, ka javë, që tymon një tym të zi dhe bënë një mjegull të tmerrshme dhe është shumë jo etike dhe jo qytetare që të thuhet se ka ndonjë filtër”, pohoi Genc Selmani, mjek.
Por nga ELEM e mohojnë këtë informacion duke thënë se Elektrana e Osllomesë punon me filtra elektrostatik.
“Termocentrali është e pajisur me filtra elektrostatikë. Ato janë ndërtuar dhe punojnë sipas standardeve që janë aplikuar në periudhën kur janë ndërtuar. Për momentin në Oslome është duke u zhvilluar procesi i transformimit të energjisë, gjegjësisht zëvendësimi i prodhimit të energjisë elektrike nga qymyri me energji diellore”, thonë nga ELEM.
Pas Kërçovës qytete me ajrin më të ndotur janë Shkupi, Tetova, Kumanova etj. Ky problem, prej vitesh i shoqëron këto qytete dhe deri më tani për të njëjtin nuk është gjetur zgjidhje.