Kërcet grushti në një restorant në Shkup, tre persona sulmohen për shkak të pagesës së faturës


Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:45 në një objekt hotelerik në rajonin e Karposhit në Shkup, zyrtarë policor nga Njësiti për Intervenime të Shpejta pranë SPB Shkup, kanë privuar nga liria M.N (34), S.A (46) dhe S.S (54) që të tre nga Shkupi dhe B.J (34) nga Kriva Pallanka.
Ata dyshohen se rreth orës 19:40 së bashku me disa persona, në dhe para objektit hotelerik, për shkak mosmarrëveshjes rreth pagesës së faturës në objektin, fizikisht kanë sulmuar V.R (45), J.D (44) dhe B.P (40) të gjithë nga Shkupi.
Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngritet kallëzim penal adekuat.Pa Censurë