Kërcënon Isa Mustafa: Vjosa Osmani do të ballafaqohet me pasoja

Kryetari i LDK, Isa Mustafa në emisonin “Debat ” është deklaruar rreth qëndrimit dhe qasjes së Vjosa Osmanit ndaj partisë.

Ai ka theksuar se një qëndrim i tillë i saj agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit, pra kundër partisë së vet, do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin.

Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vet Mustafës. Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK bēn qē kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranojë tia japë ministrin e Brendshme.

”Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerzit me urdhëra politikë, do krikoheshin dosje për kundërshtarēt, linçime nga më tē ndryshmet etj”, tha Mustafa në intervistën e tij për RTK.