Kërcënoi Zaevin në Facebook, Prokuroria ngrit aktakuzë


Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka ngritur Propozim- akuzë kundër një personi i cili në Fejsbuk i është kërcënuar kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.

I akuzuari i cili ngarkohet për vepër të vazhdueshme penale, rrezikim të sigurisë, në komentet e publikuara ka ftuar në likuidim fizik të të dëmtuarit dhe e ka rrezikuar sigurinë e tij.

Në periudhën prej 23.07.2019 deri në 24.07.2019, ka informuar sot Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në shumë raste ka realizuar aktivitete të ndërlidhura kohore që paraqesin realizim të shumëfishtë të veprës së njëjtë.

“Ai akuzohet se përmes sistemit informatik, në profilin e tij në rrjetin social Fejsbuk ka publikuar më shumë kërcënime se ka kryer vepër penale për të cilën është caktuar dënim me burg prej më pak pesë vjet”, sqarohet në kumtesën e PP-së.