Një burrë nga Teksasi që kërcënoi protestuesit me sharrë elektrike, u arrestua nga autoritetet të premten.
Sipas mediave të huaja, incidenti ndodhi gjatë demonstratave për vdekjen e George Floyd – një afro-amerikan që vdiq gjatë arrestimit nga policia.
Pamjet e filmuara nga një celular, tregojnë një burrë të paidentifikuar me sharrë elektrike në dorë, ndërsa kërcënon një tufë të protestuesve të largohen që aty.
Turma me këtë rast shpërndahet shpejt, teksa një burrë ulërin dhe telefonon policinë.