Kërcënohet pjesëtari serb i FSK-së (VIDEO)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me uniformë të UÇK-së dhe një pjesëtar serb i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Z.S. u publikuan nga një faqe në Facebook, bashkë me akuzën se ushtaraku i ri është bërë pjesë e një ushtrie armiqësore ndaj serbëve.

E atë e shpërndahu edhe një qytetar serb nga Gjilani, me incialet D.P, me çka nxiti edhe një valë kërcënimesh për oficerin.

Kështu u deshtë reagimi i autoriteteve, që e arrestuan dhe e paraburgosën të dyshuarin për 30 ditë. Nga Forca e Sigurisë së Kosovës thonë që raste të tilla ndaj komuniteti serb ka shpesh.

Klan Kosova qëndroi edhe te familja e pjesëtarit të FSK-së, por ata nuk deshën të flasin për këtë incident.

Ndërsa nga familja e të dyshuarit D.P thanë që presin që ai të kthehet nga paraburgimi, meqë sipas tyre, ajo fotografi ishte montim që iu bë atij.

Për oficerin e FSK-së, Z.S, kishin shkruar edhe më herët mediat serbe duke e cilësuar si skandal pjesëmarrjen e tij në ushtrinë kosovare.