Kërc*ënohet me jetë kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut

Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljubomir Joveski, njofton opinionin se gjatë ditës së djeshme, përmes një dërgese të rekomanduar të dërguar nga Posta e Manastirit më 17.1.2022 në ora 10:26, ka marrë kërcënim për jetë.
Ngarkesa e rekomanduar me kërcënim është e shkruar në maqedonisht dhe anglisht.

Kërcënimi i referohet një rasti konkret penal në të cilin procedura ka përfunduar në dhjetor të vitit 2021, me miratimin e aktvendimit për rastin me të cilin është ndërprerë procedura për shkak se është konstatuar se nuk ka vend për ndjekje nga Prokuroria Publike.