Kërcënohet me armë një infermiere në Spitalin e Tetovës


Një 24 vjeçar dhe babai i tij nga Bogovina janë arrestuar pasi dje djali me armë i është kërcënuar infermieres mjekësore në spitalin e Tetovës. Ngjarja ka ndodhur në departamentin e gjinekologjisë, ku infermierja ka bërë pagesën e shërbimeve spitalore, që më herët i ka shfrytëzuar gruaja e tij.

“Zyrtarët policorë e SPB Tetovë dje rreth orës 12 dhe 45 minuta, privuan nga liria F.SH (24) dhe A.SH (48), të dy nga Bogovinja e Tetovës, pasi 15 minuta më parë në korridorin e departamentit gjinekologjik F. Sh nxori armën dhe bëri kërcënime ndaj infermieres”, kumtoi Marjan Josifovski nga SPB Tetovë.

Të dy u mbajtën në Stacionin policor në Tetovë për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e rastit, pas çka do të ngritet padi adekuate.