Kërc*ënohet gazetari i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka reaguar pas kërc*ënimit që i është bërë gazetarit Ermal Panduri, përmes një komenti në Facebook nga një qytetar

Panduri ka njoftuar se është duke u kërc*ënuar me jetë nga persona të ndryshëm në rrjetet sociale. Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi përmes rrjetit social Facebook, ku ka postuar një koment ofendues dhe kërc*ënues në drejtim të tij.
“Ky djali po më kërc*ënon me jetë, po ma shan’ krejt familjen! Si ky janë shumë, por të mirët janë më shumë”, ka shkruar Panduri.

https://www.facebook.com/ermalpanduri/posts/10221239910280828