Kërcënimi i dytë i Musa Xhaferit me luftë

Në vitin 2006, dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH ndaras dhe njëkohësisht filluan me negociatat për pjesëmarrje ne koalicionin qeverisës pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat ngadhnjeu VMRO DPMNE.

Asokohe, në një deklaratë publike gjatë negociatave, Musa Xhaferi u kërcënua me luftë.

Kjo deklaratë e Musa Xhaferit e çoi BDI-në e Ali Ahmetit në opozitë nga 2006 gjer në vitin 2008.

Së fundmi, lideri i grupit të ashtuquajtut të zjarrit, Musa Xhaferri, deklaroi: ““Dorëheqje të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi dhe disa minisrtrave tjerë ose Ali Ahmeti ti ndryshoj në të kundërtën lufta në BDI do të eskaloj”.

Ky është kërcënimi i dytë i Musa Xhaferit dhe në të dy rastet është kundër Baskimit Demokratik për Integrim duke nxitur luftë brenda strukturave partiake, gjë që u kritikua ashpër nga të gjithë.

Rikujtojmë që Musa Xhaferi haptaz luftoi kundër Ali Ahmetit në dy vitet e kaluara, me theks të veçantë në zgjedhjet lokale në Kërçovë e gjetiu./ Top24