Kër*cënimet në autobusin e Shkupit, dy persona akuzohen për dhu*në

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur një aktakuzë kundër dy dhunuesve për të cilët u shfaqën në jë video në rrjetet sociale në fillim të këtij muaji, ku shihej se si ngacmonin dhe kërcënonin udhëtarët në një autobus të qytetit. Sipas Prokurorisë Publike, dy djemtë, të moshës 31 vjeç, akuzohen për kryerjen e veprës penale “dhunë”, që dënohet sipas nenit 386 në Kodin Penal.

Prokuroria përcaktoi se ngjarja kishte ndodhur më 5 nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 17:30, në autobusin e NQP Shkup me numër 7. Sipas aktakuzës, ata kanë fyer rëndë dhe kanë rrezikuar sigurinë e shoferit të dëmtuar dhe pasagjerëve në autobus.

Nga hetimi i ngjarjes rezultoi se kishin hypur në autobus në stacionin e autobusëve në rrugën e njohur si “Rekord” dhe pasi nuk po mbanin maskë kanë shkaktuar reagime nga udhëtarët tjerë. Pastaj, siç mund të shihet në video, ata fillojnë të fyejnë dhe kërcënojnë pasagjerët me fjalët se do t’i vrasin dhe do t’i fusin në acid.

Shoferi, të cilit iu kërkua të ndalonte autobusin dhe të hapte derën për të dalë para stacionit të autobusit, ishte gjithashtu i ekspozuar ndaj kërcënimeve të tyre. Pasi ai nuk ndaloi autobusin, ata jo vetëm që e fyen dhe e kërcënuan por edhe goditën pjesë brenda autobusit. Prokuroria Publike beson se me këtë sjellje të pandehurit shkaktuan ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek shoferi i dëmtuar dhe udhëtarët e autobusit.

https://twitter.com/JohnnyParka/status/1347520931468603395?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1347520931468603395%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Falsat.mk%2Fkercenimet-ne-autobusin-e-shkupi-dy-persona-akuzohen-per-dhune%2F