Kërcënimet e Musa Xhaferit me luftë në BDI – Ja çfarë thotë Arben Llalla (VIDEO)

Përçarjet në BDI ditëve të fundit eskaluan deri në atë shkallë ku Musa Xhaferi njëri nga protagonistët dhe kryesorët e “Grupit të zjarrit” kërcënoi Ali Ahmetin me luftë brenda BDI-së nëse ky nuk i shkarkon ministrat. Për analistin Arben Llalla kërcënimet e tilla nuk çojnë peshë pasi figura e Xhaferit nuk ka kredibilitet as tek votuesit e as tek BDI-ja.

“Musa Xhaferi nuk ka ndonjë personalitet tek votuesit apo edhe tek BDI-ja, Ai gjithmonë ka fituar postet falë hijes së Ali Ahmetit, është njeri nën hijen e Ali Ahmetit prej nga 2002” tha Llalla. Sa i përket sa a ka të drejtë të kërcënojë duke mos qenë BDI pasi në 2021 doli kundër BDI-së në Kërçovë me Fatmir Limanin, Lalla shprehet se ai nuk ka personalitet dhe nuk ka kredibilitet brenda BDI-së dhe nuk ka kapacitet për të dëmtuar BDI-në. Llalla shprehet se BDi-ja është mirë që të përjashtojë nga partia.

Ai më tej thotë se Musa Xhaferi duhet ti bashkohet Lëvizjes BESA, pasi në 2021 doli kunër BDi-së në Kërçovë, dhe sot kemi Fatmir Limanin në BESA e ky i fundit ka pasur mbështetje të madhe nga Musa Xhaferi. Në lidhje pas përçarjes a mund të hapet parti e re nga “grupi i zjarrit”, Llalla nuk mendon se ky grup do të hap parti të re, pasi Izet Mexhiti dhe Blerim Bexhetit do të mbeten në BDI , por BDI-ja do të ketë tkurje.