Këngëtarja shqiptare përfaqëson Qipron në Eurovision për herë të dytë


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Eleni Foureira pritet të përfaqësojë për herë të dytë Qipron në Eurovision 2021. Të premten në mëngjes, shfaqja “Stin Folia ton Koukou” bëri këtë zbulim të papritur në lidhje me Eurovisionin e radhës.

Gazetari Elisavet Kyritsi njoftoi se Eleni Foureira pranoi një propozim zyrtar nga RIK në mënyrë që të përfaqësonte.
Kjo është hera e parë që RIK propozon zyrtarisht një artist për Eurovision 2021 dhe bëhet e ditur publikisht.

Ndërkohë, të gjithë fansat e këngëtares po presin me plot kureshtje që ajo ta ndezi sërish skenën si me këngën “Fuego”.