Këngëtarja Shkenda Dubova i jep fund beqarisë, martohet me biznesmenin

Këngëtarja nga Kosova, Shkenda Dubova, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar me partnerin e saj në një ceremoni të organizuar mbrëmjen e së enjtes (26 shtator).
Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj disa vjeçare me bashkëshortin, Mentori, i cili është një sipërmarrës që jeton dhe punon në Zvicër. Dasma u organizuar në një lokal në Prishtinë, ku të ftuar ishin artistë të njohur.
Në nisje të dasmës, Shkenda hyri brenda ambienteve të lokalit kapur për dore me biznesmenin teksa këndonte: “Ani more djalë përpara bajrakut”.

Mes këngëtarëve të ftuar për të kënduar në dasmë ishin Aurela Gaçe, Alban Skënderaj dhe Ylli Limani.