Këngëtarja që do ta përfaqësoj Serbinë në Eurovizion është Kosovare !


Pas një gare të fortë dhe një votimi surprizë, fituese është shpallur Nevena Bozovic, këngëtarja nga Kosova, me këngën “Kruna” që në shqip përkthehet “Kurora”.

Kjo fitore në “Beozvija 2019” i ka siguruar përfaqësim në Eurovision.

Nevena Bozovic është artisja 24 vjeçare e cila ka lindur dhe ka jetuar për disa vite në Mitrovicë, derisa vazhdoi studimet në shkollën e muzikës në Beograd.

Edhe pse në moshë të re, ajo është një emër i njohur për muzikën në Serbi, pasi ka qenë pjesëmarrëse në disa talent-show si “The Voice”, por gjithashtu karriera e saj ka qenë e lidhur ngushtë me Eurovizion-in.

Në vitin 2013 ajo përfaqësoi vendin e Ballkanit si pjesë e grupit “Moje 3” me këngën “Ljubav Je Suda”.

Ata nuk arritën të kualifikoheshin në finale në atë edicion gjithsesi. Ndërkohë në 2015-ën, Nevena ishe pjesë e jurisë që dërgonte këngën e Serbisë në Eurovision.

“Një kurorë dhe një hakmarrje” e kanë titulluar blogerët e Eurovizioni-t fitoren e saj dhe udhëtimin që do të bëj drejt Tel Avivit.

Kjo për shkak të titullit të këngës por edhe pasi do të përpiqet që kësaj radhe të “hakmerret” në një farë mënyrë ndaj jurisë së Eurovizion-it që para pak vitesh e la jashtë fazës finale.

Ndërkohë faqet e dedikuara festivalit europian të këngës, e theksojnë faktin që Nevana është e lindur në Mitrovicën e Kosovës.