Këngëtari Zyber Avdiu kalon në Besa?

Një fotografi është publikuar sot nga Lëvizja Besa dhe në të është edhe këngëtari Zyber Avdiu.
Këngëtari u pyet nga mediat se a do të thotë kjo se ai iu është bashkëngjitur radhëve të kësaj partie?
Ai me përgjigje se nuk është anëtar i kësaj partie por vetëm po mbështet të birin, por shton se familjarisht janë mbështetës së politikave të Lëvizjes Besa.

“Unë jam familjarisht simpatizant i Besës, po kjo nuk do të thotë se jam anëtar i kësaj partie, thjeshtë votues i tyre. Djalin e kam aktivist edhe unë e mbështes. Fotografia ka të bëjë me shumë me bindjen time politike dhe jo se unë jam i asaj partie”, tha Zyberi.

Porositi se kjo fotografi “nuk do të thotë se ai duhet të njihet si i Besës, por si bindje politike e tij që e ka secili individ në shoqëri”.
“Unë do të vazhdojë të punojë dhe pi kafe me të gjithë dhe vota ima për Besën nuk duhet të jetë pengesë për këtë”, tha Zyberi.
Ndërkaq Lëvizja Besa sot publikoi fotografinë me Zyberin dhe kreun e partisë, Bilall Kasami, pak ditë para se të fillojë fushata për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.