Në moshën 50-vjeçare, këngëtari shqiptar u gjet pa shenja jete.
Këngëtari Vasil Konomi është gjetur i vde*kur në fshatin Goranxi.
Sipas policisë, trupi i pajetë i Konomit u gjet në garazhin e makinës së tij, ndërsa nuk dihen ende shkaqet.
Këngëtari dhe klarenisti Konomi banonte në fshatin Goranxi, me të arritur në vendin e ngjarjes, policia transportoi trupin e pajetë në m
8orgun e Spitalit Rajonal në Gjirokastër, për të kryer ekspertizën mjekoligjore.
“Rreth orës 16:00, njoftohemi se në fshatin Goranxi, Bashkia Dropull, në garazh pranë mjetit të tij, është gjetur i pa jetë shtetasi V. K., rreth 50 vjeç, banues në Goranxi, Dropull.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë. Trupi i shtetasit V. K. u transportua në morgun e Spitalit Rajonal Gjirokastër për të kryer ekspertizën mjekoligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.