Festa e Bi*rrës në Korçë të Shqipërisë këtë vit do të ketë të ftuar special edhe këngëtarin serb Goran Bregoviq.
Në një njoftim nga organizatorët, prezantohet që nata kur do të këndojë serbi Bregoviq do të jetë kulmi i festës, duke i bërë prezantim të veçantë pjesëmarrjes së tij.
“Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregoviq”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Ndryshe, jo më larg se para disa dite është raportuar se në plazhet e Shqipërisë po mbahen mbrëmje ku po dëgjohen këngët serbe, ndërsa kujtojmë se rreth 90% e turistëve gjatë verës e përbëjnë shqiptarë nga Kosova.
Kjo nuk është hera e parë që Bregoviqi do të dalë para publikut në Shqipëri. Ai kishte mbajtur koncert të madh në Tiranë në vitin 2014, kur edhe kishte marrë çmimin “Çelësi i Tiranës” në atë kohë nga Edi Rama, i cili ishte kryetar i Bashkisë. Bregoviqi ishte kthyer në frymëzuesin e miteve serbe, frymëzuesin e mas*akrave në Kosovë, sidomos me këngët “Kallashnikov”.
Skënder Kapiti shkruan se ishte në veçanti kënga “Kallashnikov” e cila u bë këngë e preferuar e çe*tnikëve të Vojislav Sheshelit e “tigrave” të Arkanit, “këngë që shpër*thente nga kasetofonët e automjeteve të ushtarëve dhe paramilitarëve serbë, që bënin vr*asje, përdhu*nime dhe spa*strim etnik në Kosovë”.
“Madje ishte ky këngëtar që kërkonte ndalimin e bom*bardimeve të NATO-s mbi Serbi dhe mblidhte ndihma për Serbinë në koncertet bamirëse si në Greqi apo në vendet e tjera”, pati shkruar Kapiti në një opinion të botuar vitin e kaluar.