Këngëtari nga Gjilani për 3 orë në qendër të qytetit mbledhë 4183 euro për Ilirin

I riu nga Gjilani, njëkohësishtë këngëtari Blend Qerimi, për 3 orë i ka mbledhur 4183 euro për të sëmuarin me leukemi akute – Ilirin.

Sot, mijëra qytetarë kanë dërguar të hollat e tyre në fondacionin firdeues për t’i dalur në ndihmë djalit të veteranit të UCK-së.

Reagimin e plotë të Blend Qerimit:

Sot, së bashku me vëllaun tim Shendin e kena marr një iniciativë për t’i dalë në ndihmë Ilirit, i cili është diagnostifikuar me leukemi akute.

Unë e shfrytzova atë që dij ta bëj më së miri – muzikën.
Për tre orë rresht këndova në qendrën e qytetit duke i ftuar të gjithë qytetarët të kontribojnë.
Edhe pse njihemi si popull solidar, u befasova për të mirë në gadishmërinë e njerëzve për të ndihmuar.

I madh e i vogël janë ndal dukë dhuruar aq sa kishin. Shumë kush e ndalte veturën në semafor për të dal e dhuruar para.
Dua t’i falemnderoj përzemërsisht të gjithë qytetarët e Gjilanit që po gjinden në këtë situatë të vështirë për Ilirin dhe familjen e tij.
Sot kanë dhuruar mjete prej kalimtarëve të thjeshtë e deri tek ushtarët, policët, motrat medicinale e të tjerët.

Për 3-4 orë sa qendrova, gjithësej u grumbulluan 4183 euro e 80 cent + 20 franga zvicerane.
Çka më preku më së shumti është një qytetar i cili vetë jeton në kushte të vështira financiare. Ai u ndal dhe i dhuroi 20 cent, mbase edhe duke e lënë vetën keq, vetëm e vetëm që t’i gjindet në kohë të veshtira dikujt që është duke luftuar për jetë.
Nuk e dyshoj edhe për asnjë moment qe Iliri do ta mund këtë sfidë.

Edhe njëherë i falemnderoj të gjithë dhe i ftoj që te kontribojnë kushdo që ka mundësi.