Komuna e Ferizajt ka marrë një lajm të mirë sonte, pacienti zero, është shëruar nga koronavirusi, i cili ishte këngëtari, Jetmir Hyseni.
Ai ka rezultuar negativ në dy testet e bëra për koronavirus, 23 ditë pas shtrirjes në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sot, kur u shërua plotësisht nga ky virus, këngëtari nga Ferizaj i ka këshilluar të tjerët që të kenë kujdes, duke u treguar se çfarë dhimbje ka përjetuar nga ky virus.
“Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i dëgjoni ata që thonë “Hajt se s’është kurgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. Rrini n’shpi”, ka shkruar Hyseni në Facebook.
https://www.facebook.com/jetmir.hyseni.3/posts/2847892491999099