Ja anuluan koncertin në Kamenicë.Arta Memedi ka disa fjalë! Artistja e famshme nga Maqedonia Arta Memedi mbrëmë paralajmëroi një koncert në Kamenicë të Kosovës, por siç shprehet ajo koncerti u anulua nga disa persona tjerë me të cilët Arta, ka pasur disa mosmarrveshje më herët, por pasi ata kërkuan falje ndaj saj Memedi e kishte përmbyllur këtë bisedë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë derisa personat në fjalë i anuluan koncertin e saj i cili do mbahej sonte.
“Koncerti sonte në Kamenicë u anulua nga i njejti person që tentoi ta anuloj në Vienë! Me sa duket nuk e ka mësuar leksionin dhe pas gjith faljeve që i ka kërkuar te familja ime vazhdon me bllokada. Nuk ju mjafton suksesi i vet por dëshirojn edhe dështimin tim të cilin nuk do ta shohin kurrë sepse të gjitha i kam aritur me mundim tim” thotë Arta.
Ajo mes tjerash shpreh edhe falje që nuk do të jetë e pranishme në koncertin e sotshëm./Pa Censurë/