Këngëtaren e njohur shqiptare e pushojnë nga puna se nuk dinte të bënte llogaritë

Ava Max nuk e ka fshehur origjinën e saj shqiptare, ashtu sikurse ka pranuar edhe faktin që ende nuk e ka vizituar Shqipërinë. Artistja me famë botërore, e cila ka lindur në Sarandë, ka treguar më parë se pandemia i prishi planet për të udhëtuar drejt vendlindjes së saj.

Së fundmi, ajo ka folur për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, ku ka treguar se si ka qenë jeta e saj para se të bëhej e famshme.

Artisja ka rrëfyer se është përpjekur që të bëjë një punë normale në SHBA si gjithë të tjerët, por çdo gjë i ka rezultuar pa sukses. Ava tregoi se e dinte që do bëhej këngëtare dhe kjo ishte ajo që donte, pasi asnjë punë tjetër nuk mund ta bënte si duhej.

“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshme me orar 9:00-17:00. Më pas më pushuan nga puna pasi nuk isha shumë e mirë në atë që duhet të bëja.
Më pas, artistja filloi punë si shitëse pjastrash në një qendër tregtare. Ajo e përshkruan këtë si përvojë pune argëtuese, por iu desh ta linte punën, pasi kritikohej gjithmonë nga shefi i saj. Arsyeja ishte se shkonte me vonesë në punë dhe me një kapuçino në dorë.