Kënga e Rexhës: Ai nuk u mbytë nga kali, historia është krejt tjetër (Video)


Shumë prej nesh janë rritur me këngën e Rexhës dhe sa herë e ka dëgjuar këtë këngë të Qamilit të Vogël ka ndier edhe dhembje për atë ngjarje që besohet se ka ndodhur para 140 vitesh kur djali jetim natën e dhëndërisë gjendet i vd*ekur në ahur. Sipas rapsodit Demir Krasniqi kjo ngjarje ka ndodhur disa vite para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në afërsi të Medvegjës ku për qëllime trashëgimie Rexhën jetim e ka vr*arë mixha i tij. Gjithmonë është menduar se Rexhën e kishte mby*tur kali madje shpeshherë edhe është ironizuar me rastin duke thënë se Rexhën e ka mby*tur pela.

Por duket se e vërteta është ndryshe dhe jo ajo që kemi besuar të gjithë ne. Demir Krasniqi pretendon se e di versionin origjinal të këngës së njohur të Rexhës ku sqarohet gjithë ngjarja që sipas tij ka ndodhur në fshatin Stubëll afër Medvegjës rrethi i Jabllanicës. Rexhës i kishte vd*ekur babai kur ai ishte dyvjeçar. Nëna e tij sipas traditave dhe zakoneve të vjetra me qëllim që të mos lërë djalin jetim kishte pranuar të martohej për kunatin i cili u kujdes për ta rritur Rexhën.

Pastaj e fejoi dhe vendosi që ta martojë me dasmë dhe krushqi sipas zakoneve dhe traditave shqiptare të rrethit. Ditën e dasmës së Rexhës xhaxhait të tij emri i të cilit nuk përmendet në këngë i kishte hipur në kokë një mërzi e madhe ngase e dinte se Rexha pasi të martohej do të ndahej prej tij dhe do t’ia merrte gjysmën e pasurisë që do t`i takonte si trashëgimi nga babai. Kjo vesvese e shtyri atë që ta vr*asë Rexhën në ditën e dasmës së tij. Ai e mashtron Rexhën dhe e çon tek stalla e kuajve të dasmorëve gjoja për t’i ushqyer ata dhe atje e vr*et tinëzisht duke e lënë të vd*ekur në grazhd të kalit.

Dasmorëve ua dha haberin duke u thënë se njëri prej kuajve e kishte qëlluar Rexhën me shqelm dhe e kishte lënë të vd*ekur në vend. Nëna e Rexhës ishte kthyer nuse për kunatin. Dasmorëve nuk u kishte shkuar mendja se këtë kr*im mizor mund ta ketë bërë xhaxhai i Rexhës. Ata i besuan fjalëve të axhës së Rexhës. Demir Krasniqi thotë se ngjarjen e kishte dëgjuar nga Qamili i Vogël. Të vërtetën e vd*ekjes së Rexhës e kishte treguar vetë nëna e tij disa vite më vonë pasi asaj i kishte vd*ekur burri i dytë që ishte axha i Rexhës.